Shqip

I/e dashur mik!

Jam shumë i lumtur që ke zbuluar faqen tonë. Jemi një kishë ungjillore në Milford on Sea, një qytezë të vogël bregdetare në jug të Anglisë. Unë quhem David, dhe jam pastori i kishës. Me gjithë familjen time kam qenë misionar në Shqipëri, fillimisht në Lushnjë (duke shërbyer me Kishën e Dishepujve atje) dhe pastaj në Durrës (si mësues në Institutin Biblik Shqiptar).

                                                  

Kisha jonë synon ta shpallë lajmin e mirë të Jezusit, i cili vdiq dhe u ringjall për të na shpëtuar nga vdekja e përjetshme. Kemi nja 40 anëtarë, por dëshira jonë e madhe është që të arrijmë të shtojmë besimtarë të rinj, dhe posaçërisht familje të ndryshme.

Nëse gjendesh në afërsi të Milford-it, hajde na vizito një ditë! Shërbesat zhvillohen të dielave në orën 10.30 dhe 18.30; siç kuptohet, gjuha e kishës është anglishtja, por eja na tako edhe nëse nuk di anglisht; të paktën mund të bisedojmë shqip pas shërbesës.

Gjithashtu mund të më kontaktosh në telefon 01590 645469 ose 07704 170419.